27-07-2024

Prizren: Pengojnë policin, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasi kanë penguar një polic në Prizren

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar urdhrin e zyrtarit policor për ndalim, ku edhe kanë rrezikuar komunikacionin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.