28-04-2024

Prizren: Për dy ditë rresht lindën nga 6 djem e po aq vajza

Gjatë dy ditëve në Prizren janë regjistruar 24 lindje.

Karakteristikë është numri i barabartë i foshnjave sa i përket gjinisë, pasi dy ditë rresht kanë lindur nga 6 djem e po aq vajza.

Në maternitetin e Prizrenit, gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), ka qenë nëntë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.