27-04-2024

Ronaldinho me fjalë befasuese për Messin

Në një intervistë për gazetën ‘Panenka’, ish ylli i Barces, Ronaldinho ka komentuar kohën e tij me klubin ‘blaugrana’, dhe Lionel Messin.

“Kur erdha në klub dëgjoja zëra për një të ri që qëndronte shumë më lartë se moshatarët e tij. Pastaj u miqësuam dhe kur nisëm të luanim së bashku na eci shumë mirë. Ndihem me fat që kam asistuar në golen e tij të parë me Barcen. E kam shijuar si fans ngritjen e tij në majat e futbollit.” – ka deklaruar Ronaldinho.

I pyetur nëse do ja kalonte ndonjë kualitet të tij, ish shokut të skuadres ai është shprehur, “Jo, Messi i ka të gjitha, nuk i duhet asgjë nga unë”. /Insajderi.com/

Asnjë koment

Comments are closed.