12-04-2025

Prizren: Përfundon ndërtimi i rrethrrotullimit të ri, afër atij të qendrës Interex

Komuna e Prizrenit njoftoi se  përfunduan punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në udhëkryqin mes rrugës “Ekrem Rexha” (ish rruga “Tirana”) dhe rrugës “Ramadan Bush” (në drejtim të KFOR-it turk), përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

“Ky projekt do ta rris sigurinë në komunikacion, do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta organizojë në mënyrë efikase trafikun në këtë zonë shumë të frekuentuar. Po ashtu, rrethrrotullimi i ri do të ndihmojë në shkarkimin e ngarkesës në rrethrrotullimin ekzistues te ish “Bellona”, duke ofruar një rrjedhë alternative për automjetet”, thuhet në njoftim.

/ GeP /

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.