Prizren: Përgatitnin shitjen e tokës në vlerë rreth 1 mln euro me dokumente fals, arrestohen në flagrancë nga Policia
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, më datë
04.07.2022, kishte siguruar informata relevante lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër gjithashtu nga Serbia,
duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale në komunën e Suharekës.
Mbi bazën e këtyre informatave janë kryer një mori veprimesh operative/hetimore në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, Oden e Noterëve të Kosovës dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Suharekë, ku gjatë një aksioni të shpejtë policor më datë
12.07.2022 është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar me iniciale: S.M. femër (1971)) dhe H.I. mashkull (1979)), nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga Neni 390 i kodit penal të Republikës së Kosovës.
Veprimet inkriminuese të të dyshuarve konsistojnë ashtu që, i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me
iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo
është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me
Institucionet e lartcekura.
Dy personat e dyshuar (S.M.) dhe (H.I.) janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe përkthyesit, dhe pas intervistimit të njëjtëve me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të tretë të dyshuar dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast.