14-07-2024

Prizren: Përkujtohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në kuadër të DokuFest, sot në Urën e Arastës në Prizren është realizuar një shfaqje artistike, kushtuar viktimave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjashtë aktorë lexuan para publikut storie të viktimave të dhunës seksuale, teksa publiku dëgjonte i përlotur.

Edhe drejtorja e këtij festivali, Nita Deda, ka qarë teksa dëgjoi rrëfimet./kosovapress

Asnjë koment

Comments are closed.