29-11-2022

Prizren: Përleshje, 40-vjeçari e bën për spital një person, shpallet në kërkim nga Policia

Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali. Konflikti, motiv i së cilit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje ka eskaluar në sulm, me ç’rast lëndime ka pësuar një person.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër (emër i njohur për redaksinë), i cili e kishte sulmuar me grushte e shqelma, pasi patën një debat për disa mjete të punës.

Pas përleshjes i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim nga Policia. 

Sipas burimeve, për rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.