24-04-2025

Prizren: Përleshje fizike në “Tranzit” – një i lënduar dhe dy të ndaluar nga Policia

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Tranzit” të Prizrenit, ku një nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar dy të dyshuar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2025, rreth orës 18:00, kur Policia ka pranuar informacion për një sulm fizik në rrugën e lartpërmendur, raportoi Gazeta Sinjali. Patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të gjitha palët e përfshira në Stacionin Policor.

Njëri nga personat, me inicialet F. Sh. K., ka kërkuar dhe ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta trupore.

Lidhur me rastin, është njoftuar hetuesi kujdestar dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë urdhëruar inicimin e rastit si “sulm – lëndim i lehtë trupor”, si dhe ndalimin për 48 orë të personave të përfshirë.

Rasti është nën hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.