Prizren: Plumbi qorr ia dëmton veturën një personi
Një person ka njoftuar policisë, së natën e ndërrimit të viteve një plumb qorr ka goditur veturën e tij.
Rasti ka ndodhur në fsh. Serbicë e Ultë në Prizren, ndërsa policia e ka vlerësuar si dëmtim apo asgjësim i pasurisë.
Sipas policisë, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ është goditur vetura e tij.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net