04-03-2025

Prizren: Policia heton rastin e grisjes së Kur’anit në qendër të qytetit

Në Prizren, kamerat e sigurisë kanë kapur një person teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe rasti është duke u hetuar.

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është  njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Sipas njoftimeve nga Policia e Prizrenit i dyshuari nuk është arrestuar ende./KK

Lexo edhe:

Prizren: Një person dyshohet se grisi Kuranin në qendër – Video

Asnjë koment

Comments are closed.