25-11-2024

Prizren: Policia i bie lokalit ku zhvillohej bixhozi ilegal (Foto)

Sot, policia në Prizren ka pranuar informatë se në një lokacion në qytet dyshohet se po zhvillohen lojëra fati dhe bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj.

Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhjen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri.

Të gjithë të dyshuarit janë urdhëruar të paraqiten në stacionin policor dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Nga hetuesi kujdestar është informuar Prokurori i Shtetit, të gjithë të dyshuarit me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policor./IO

Lexo edhe:

Prizren: Ngritët aktakuzë ndaj ish-anëtarëve të komisionit pas dyshimeve për dallavere në DKA, zhdukën dosjen e kandidatit që i plotësoi kriteret

Asnjë koment

Comments are closed.