Prizren: Arrestohet njëri prej anëtarëve të familjes Likaj, të kërkuar nga Policia për tentimvrasje
Policia njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin A.L, njërin nga gjashtë personat që ishin në kërkim nga autoritetet
Sipas burimeve të portalit bëhet fjalë për Abedin Likajn.
Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se i njëjti në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.
“Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Policia përmes një komunikate, dje njoftoi se se është në kërkim të gjashtë personave nga Prizreni.