Prizren: Policia kërkon ndihmë për kapjen e gruas që i mori mbi 1 mijë euro, i gjeti në tokë
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që ka ndodhur më datë 19/04/2022 rreth orës 15:30 në qendrën tregtare “ELKOS” në Prizren.
Në atë rast viktimës-femër i kanë rënë parat (1050 euro) në tokë, pas saj vijnë një çift, burrë e grua, gruaja i merr parat dhe ata largohen, njofton policia, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.
Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :
-“Shpërdorim i pasurisë së huaj”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta e Prizrenit?