29-11-2024

Prizren: Policia njofton për tre të arrestuarit për kanosje, fajde e detyrim

Në Prizren janë arrestuar tre persona për kanosje, fajde dhe detyrim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi i tyre është bërë pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit.

“Pas një pune intensive operative- hetimore, zyrtarët policor të Sektorit të Hetimeve Rajonale të Prizrenit nën mbështetje edhe të njësive tjera policore më datë 22.11.2022 rreth orës 18:30 kanë lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kanë arrestuar të dyshuarit A.H  43 vjeç, A.R 34 vjeç dhe E.M 37 vjeç për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerje të veprave penale të “fajde, “kanosje: dhe “detyrim”.

Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është kryer edhe kontroll në objektet e banimit të personave të dyshuar, me ç‘rast janë sekuestruar dëshmi – dokumente relevante që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në kryerje të këtyre veprave penale.

Të dyshuarave u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.