19-04-2024

Trajkoviq: Mbyllet qendra e regjistrimit të veturave në Rashkë, nuk ka më targa “KM”

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka komentuar arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Trajkoviq tha se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.Po ashtu ajo shtoi se targat ilegale ekzistuese “KM”, të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë, transmeton lajmi.net.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

Kosova dhe Serbia mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat, ku sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.