25-11-2024

Prizren: Prej nesër fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 85 vjeç

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se pas furnizimit me 1.270 doza të vaksinës “Astra Zeneca” kundër Covid-19, gjatë javës së kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përkatësisht Njësia e Imunizimit dhe Vaksinimit, sipas kërkesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar vaksinimin e stafit shëndetësor në komunën e Prizrenit.

Ai përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka njoftuar se sipas urdhëresës së IKSHP-së, nga data 08  prill 2021,  do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç.

Drejtoria e Shëndetësisë ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.
Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim, thuhet në njoftim./ Gazetae Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.