24-04-2024

Prizren: Pritet rregullimi i defektit nw tuba, për rikthimin e ujit në disa lagje

Në disa lagje të Prizrenit pritet rikthimi i furnizimit me ujë.

Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se ekipet e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” si dhe të kompanisë për furnizim me energji elektrike KEDS Energy po punojnë për sanimin e defektit, i cili ka shkaktuar probleme me energji elektrike në stacionin e pompave “Bunari 1” dhe “Bunari 2”.

Sipas njoftimit, në faqen e saj zyrtare të komunës, si pasojë pa ujë kanë mbetur disa lagje të qytetit, si Nënkalaja, Tusuzi, Bazhdarhane dhe rr. Janina.

“Punimet janë në fazën përfundimtare dhe së shpejti pritet të kthehet në normalitet furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje”, thuhet në njoftim. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.