19-04-2024

Në ditën e parë të Ramzanit, Veseli viziton BIK-un në Prizren

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame në qytetin e Prizrenit.

Nga aty Veseli edhe një herë ka uruar të gjithë besimtarët, duke shpresuar që ky muaj pavarësisht situatës pandemike do të shtojë solidaritetin dhe besimin ndaj Zotit.

 

“Duke pasur parasysh se jemi futur në muajin e shenjtë Ramazanit, pata dëshirë që edhe juve si Bashkësi Islame e Kosovës në Komunën e Prizrenit që keni një rol të veçantë, një rol të jashtëzakonshëm qoftë në aspektin e predikimeve ndaj Zotit, afrimit ndaj njerëzve, solidaritetit, afrimit kombëtar që e keni pasur tradicionalisht, kam pasur dëshirë që të vi edhe zyrtarisht me ju uru, tha Veseli.

 

Ai ka uruar besimtarët myslimanë që të kalojnë 30 ditë të lehta, marrë parasysh situatën pandemike në gjithë botën.

Fetah Bekolli, anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka falënderuar Veselin për këtë vizitë sot në Prizren, i njëjti ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit, duke uruar që të pranohen të gjitha ibadetet e tyre gjatë këtij muaji.

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar sot dhe do të përfundojë më 24 maj kur është edhe Dita e Fitër Bajramit.

Sipas fesë islame ky muaji është muaj i mëshirës dhe sakrificës, që konsiderohet obligimi më i madhi qëndrueshmërisë, forcës e vullnetit të mirë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar edhe furrën “Berlini”, në Prizren, ku së bashku me Kujtim Gashin dhe Shaqir Totajn janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëjnë këto ditë punëtorët e kësaj furre.

Asnjë koment

Comments are closed.