24-11-2024

Prizren: Prokuroria ngriti aktakuza kundër gjashtë personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzet e dy (42) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të
ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Rastet:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to” sipas KPRK-së.



Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga
ky departament është parashtruar një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi” sipas KPRK- së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

Lexo edhe:

Prizren: Rruga te ura e parkut pa sinjalistikë horizontale, huton shoferët ( Foto )

Asnjë koment

Comments are closed.