27-07-2024

Vërmicë: Zbulohet një kontrabandë përmes një autobusi

Pas ndalimi të një autobusi personi pergjejgjes ka deklaruar ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe nje deklaratën doganore Shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore. Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.


Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli:

– Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro.Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes doganore.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Lexo edhe:

Prizren: Rruga te ura e parkut pa sinjalistikë horizontale, huton shoferët ( Foto )

 

Asnjë koment

Comments are closed.