27-04-2024

Prizren: Punëtori i ‘Zinkunisë’ konsumon ‘nitro’ nga shishja që mendonte se ka pije freskuese, dërgohet në spital

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në kompaninë “Zinkunia” në Prizren, ku një punëtor për pak është shpëtuar mrekullisht, pasi konsumoi lëng kimik “nitro” nga një shishe që mendonte se kishte pije freskuese. Kjo ngjarje ka tronditur dëshmitarët përreth, të cilët e dërguan në spital punëtorin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili është pranuar në këtë qendër për trajtim mjekësor pasi konsumoi një sasi të lëngut kimik.

Sinjali mëson se fatmirësisht gjendja shëndetësore e tij është stabile, me ç’rast i njëjti ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë lidhur me rastin që kishte ndodhur gjatë orarit të punës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Vetëvrasje në tentativë” dhe të hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga kompania, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefonatat e redaksisë.

Asnjë koment

Comments are closed.