26-04-2024

Prizren: Qytetari duarlidhur rrahet brutalisht brenda stacionit policor – VIDEO

Nuk janë të rralla rastet kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës denoncohen nga qytetarët për keqtrajtim ndaj tyre gjatë kohës që kryejnë detyrën zyrtare. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe në stacionin policor në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga brenda stacionit, ku shihet se një i ri dërgohet aty i prangosur e më pas rrahet brutalisht nga një zyrtar policor, teksa dy të tjerë vazhdojnë ta mbajnë për krahësh të arrestuarin.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se zyrtarët policorë në fjalë kanë disa raste të tilla, ku kanë keqtrajtuar qytetarët, por që sipas tij asnjëherë nuk janë marrë masa ndaj tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.