Prizren: Raporti i Policisë për përleshjen me armë në mes të dy palëve
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një tentim vrasje në Prizren.
Sipas policisë ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, e ku si pasojë njëri është qëlluar me armë zjarri.
Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Prizren 08.01.2024 – 17:00. Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
Prizren: Përleshja me armë – ky është i plagosuri, zbulohet edhe identiteti i të dyshuarit