Prizren: Rast tragjik në familjen Berisha, ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje
Pak më parë për një ngjarje tragjike që ndodhi sonte në rrugën “Drita” në Prizren, ku një person dyshohet se bëri vetëvrasje, duke qëlluar veten me kallashnikov. Personi që i dha fund jetës, siç mëson Gazeta Sinjali është nga familja Berisha.
I ndjeri, Haxhi Berisha, për motive ende të panjohura vendosi të bëjë vetëvrasje me armë të zjarrit, në një objekt të pabanuar. Djali i tij, u trondit kur gjeti babain të shtrirë në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.
Pasi në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, afër trupit të pajetë është gjetur edhe arma që dyshohet se është përdorur, ndërkohë që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi do të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se fillimisht rasti është raportuar si plagosje, por më pas janë ngritur dyshimet se bëhet fjalë për vetëvrasje.