Prizren: Reagon AAK, e quan për keqardhje deklaratën e Shaqir Totajt pas prishjes së koalicionit
Pas deklaratave të kryetarit Shaqir Totaj rreth prishjes së koalicionit AAK – PDK, ka reaguar dega e AAK – së në Prizren, duke e quajtur për keqardhje deklaraten e Totajt, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Ajo ka paraqitur dy shkresa si argumente, të cilat janë paraqitur këtu.
Reagimi nga AAK:
“Përkundër të gjitha dallimeve e mosmarrëveshjeve që rezultuan me prishje të koalicionit qeverisës në Prizren, qytetari duhet të informohet drejt. Është për keqardhje deklarata e kryetarit Totaj për arsyen e prishjesh së koalicionit.
Dëshmitë e keqinformimit të qëllimshëm i keni në këtë dokument. Si kryetar i degës kam kërkuar zyrtarisht zëvendësimin e dy drejtoreshave. Shaq dashurinë ndaj vetes mbaje,por publikun mos e gënje. Shpifjet nuk jan parime” shkruan në reagimin e degës së AAK- së në Prizren.
Lexo edhe: