Prizren/ Reagon “Ec Ma Ndryshe”: Shenjëzimi horizontal i zbehur përgjatë rrugës unazore rrezikon këmbësorët dhe çiklistët
OJQ ” Ec Ma Ndryshe”, ka reaguar lidhur me shenjëzimin horizontal të zbehur përgjatë rrugës unazore, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në një komunikat dërguar mediave baskë me disa foto, thuhet se një gjë e tillë po rrezikon këmbësorët dhe çiklistët në Prizren.
”Shenjëzimi horizontal përgjatë rrugës unazore është zbehur pothuajse në tërësi, gjë që paraqet rrezik për sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve në komunikacion. Kryerja e punëve në mënyrë jo cilësore ka bërë që ky shenjëzim të shlyhet në shumë pika dhe të sfidojë qarkullimin e këmbësorëve dhe çiklistëve në rrugën unazore.
EC Ma Ndryshe i bën thirrje autoriteteve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për të evituar lëshimet aktuale në këtë aspekt. Gjithashtu i bën thirrje organeve komunale që projektet e kësaj natyre të zbatohen me cilësi të duhur për të pasur qëndrueshmëri dhe për të shmangur rrezikun për qytetarët, gjithnjë duke pasur parasysh kujdesin për shpenzimin e parasë publike.”, thuhet në fund të komunikatës.








