18-05-2024

Prizren: Seancë përgatitore për vërtetimin e pavlefshmërisë së testamentit

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca përgatitore, ku të paditur janë Agim Biçaku dhe Mirjeta  Oseku, nga paditësi Arsim Biçaku, për pavlefshmërinë e testamentit.

Në këtë seancë, përfaqësuesja e palës paditëse, avokatja Elvane Gjini, deklaroi se mbetet në tërësi pranë padisë së parashtruar në këtë gjykatë, raporton “Betimi prë Drejtësi”.

Po ashtu, pala paditëse i propozoi gjykatës që si dëshmitar të ftohen Bajrush Jeta dhe Nazmi Kastrati.

Ndërsa përfaqësuesi i të paditurve avokati Ethem Rugova, deklaroi se mbetet në tërësi pranë përgjigjes në padi dhe shtoi se tashmë i ndjeri A. B. me anë të testamentit e ka shpreh vullnetin e lirë dhe e ka nda patundshmërinë që është objekt i shqyrtimit trashëgimtarëve të tij.

Gjithashtu, avokati Rugova kërkoi që pala paditëse të precizoi kërkesë padinë dhe të tregoi se çka në të vërtet kërkon.

Pastaj, gjyqtarja Edije Sezairi aprovoi propozimet e palëve dhe seancën kryesore e caktoi për 12 mars 2021, në ora 09:30.

Ndryshe, më 27 janar 2015, Gjykata Themelore në Prizren, me aktgjykim, e kishte shpallur padinë e paditësit Arsim Biçaku si të pa bazuar.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 30 mars 2020, kishte marrë aktvendim për prishjen e këtij aktgjykimi, dhe rasti është dërguar për rigjykim në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas padisë të parashtruar më 15 tetor 2012, nga paditësi Arsim Biçaku, në Gjykatën Themelore në Prizren, për vërtetimin e pavlefshmerisë së testamentit, thuhet se testamenti i Hasanali Biçakut është i pavlefshëm, për shkak se ai e ka pru këtë testament pa vullnetin e tij të plotë dhe i njëjti testament është marrur nën kërcënimin e ndonjërit nga trashegimtarët ligjor – këtu të paditurit.

Andaj, sipas padisë kërkohet që të vërtetohet padia e paditësit Arsim Biçaku, duke shpallur këtë testament si të pa vlefshëm dhe tërë patundshmërinë që është objekt i shqyrtimint të ndahet  ndryshe nga ajo që është thënë në testament./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.