04-05-2024

Stoli ari dhe mjete pune vidhen në një shtëpi në Suharekë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi të mërgimtarit në Suharekë.

Referuar raportit 24 orësh të PK-së, raportuesi ka njoftuar për vjedhjen e stolive të arit dhe mjeteve të punës, raporton Gazeta e Prizrenit

Raporti i policisë:

“Rr. Riza Bllaca , Suharekë NN. Ankuesi mashkull  kosovar  ka njoftuar se është thyer shtëpia e viktimës mashkull  kosovar i cili jeton  jashtë shtetit. Sipas ankuesit janë vjedhur stoli ari dhe mjete të punës”.

Asnjë koment

Comments are closed.