Prizren: Selmanaj (LDK) bën homazhe për martirët e dëshmorët në lagjen e “Trimave“ (Tusuz)
Driton Selmanaj – kryetar i LDK-së në Prizren, në nderim dhe përkujtim të martirëve e dëshmorëve, sot bëri homazhe për të vrarët në masakrën e lagjes së “Trimave“ (Tusuz) në Prizren.
Ai ka shkruar se “Lagjja e Trimave” e gëzon këtë emër me plot meritë, sepse dha shumë për lirinë e Kosovës.
“Sot, përkujtojmë 27 martirët e mas* akrës së Tusuzit, të cilët nuk lëshuan shtëpitë tyre gjatë kri* meve ma* kabre të pushtuesve serbë.
Sot, bashkë me bashkëpuntorë nderuam me homazhe martirët e mas *akrës së Tusuzit, të cilët i japin emocion dhe krenari këtij vendi. Të rënët për lirinë e Kosovës janë bazamenti i Kosovës së pavarur.
Thirrja jonë për drejtësi nuk do të ndalet asnjëherë, deri atëherë kur të zbardhen të gjitha kri* met ndaj gjithë atyre që Kosovën e donin të lirë.
Lavdi martirëve të Tusuzit!
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Lavdi!”