23-11-2024

Prizren: Sërish hapet tenderi për shujtën për nxënësit e ciklit të ulët

Njoftimi për kontratën me titull “Furnizim me ushqim e pije për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prizrenit nga niveli 0 deri 5”, është publikuar në platformën elektronike të Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik me 16 shtator 2019, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aty shkruan se vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 1 milion euro dhe se kohëzgjatja do të jetë 12 muaj.

“Do të sigurohet nga një shujtë ditore për rreth 13,600 nxënës në tërë territorin e Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin për kontratë, në të cilin si afat i fundit për pranimin e tenderëve është caktuar data 25 tetor 2019.

Gazeta pati raportuar se si viti i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në klasën e V-të.

Asnjë koment

Comments are closed.