23-11-2024

Prizren: Hapet konkurs për 18 drejtorë shkollash

Prizreni ka hapur konkurs për 18 drejtorë të rinj të shkollave në nivel komune. Konkursi është hapur nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa zgjat deri më datën 08 maj 2018, që edhe  konsiderohet si dita e mbylljes së konkursit.

15 vende të lira në konkurs janë shpallur për shkollat fillore, ndërsa tri për ato të mesme, përfshirë shkollën e mjekësisë, gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe shkollën e muzikës.

Ky, ndërkaq është konkursi i parë më i madh i shpallur nga Komuna, prej se qeverisjen e ka marrë Vetëvendosje në koalicion me LDK-në, Nismën socialdemokrate dhe subjektet e komunitetit turke e boshnjake.

Ky është rasti i parë për të parë, nëse për menaxherë të shkollave do të zgjidhen njerëz apolitik apo anëtarë të partive në pushtet. Vetëvendosja, por  më vonë edhe vetë kryeministri Haradinaj dhe ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi janë deklaruar për depozitimin e arsimit. Në Prizren testi do të bëhet aq më parë, kur pikërisht sektorin e arsimit e drejton përfaqësuesi i partisë Nisma socialdemokrate,  prej të cilës është edhe vetë ministri.

Do theksuar se paraprakisht një numër i mësimdhënësve, anëtarë të subjekteve politike në pushtet, pothuajse me ngut,  kanë ndjekur trajnimin përkatës,  një “Program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim”, që vazhdon të jetë ndër kriteret për zgjedhjen e drejtorit.

Po ashtu, mbetet të shihet, nëse tashmë kompetencat për zgjedhjen e drejtorëve do t’i ketë Drejtoria e Arsimit apo Drejtoria e Personelit, e cilat dy vjet më parë pat bërë përzgjedhjen e menaxherëve të shkollave.

Konkursin mund ta gjeni në linkun:

Click to access Konkurset-2018-shqip-1.pdf

Asnjë koment

Comments are closed.