19-04-2024

Prizren: Rrënohet objekti pa leje ndërtimi në qendër të qytetit

Drejtoria e Inspektoriatit në Prizren ka njoftuar se ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e përsëritshëm të një objekti në Qendrën Historike të Prizrenit. Objekti në fjalë ka pasur tejkalim të lejes për ndërtim, për dy kate, në zonën më të ndjeshme të qytetit.

“Pasi që nuk është respektuar afati, që i është dhënë pronarit për vetërrënim (për më shumë se një muaj), Komuna është detyruar që këtë ta vetë, si mjet të fundit për zbatimin e rendit dhe të ligjit në QH të Prizrenit”, thuhet një njoftimin e Komunës.

Një javë më parë, inspektorati në Prizren, për mungesë leje po ashtu ka ndaluar punimet edhe në dy objekte të tjera, një një rrugën tranzitore të Prizrenit dhe një në hyrje të fshatit Recan .

Asnjë koment

Comments are closed.