Prizren: Shkaku i izolimit, bari mbin në rrugët me kalldrëm (Foto)

Për shkak të moslëvizjes së njerëzve, në Prizren ka filluar që rrugët e kalldrëmit t’i mbulojë bari

Pandemia koronavirus që ka përfshirë botën, por edhe Kosovën ka bërë që të mos ketë lëvizje nëpër rrugët kryesore të qyteteve, pasi që njerëzit po qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga ky virus.

Nga virusi është prekur edhe qyteti i Prizrenit, ku deri tani janë konfirmuar 46 raste pozitive me koronavirus.

E si pasojë e kësaj, në këtë qytet po respektohen rregullat e Qeverisë që janë vendosur për luftën kundër COVID-19.

Njëra nga to është edhe ndalimi i lëvizjes së lirë jashtë shtëpive, ku për çdo person është e caktuar lëvizja prej 90 minuta, e që është paraparë me numrin e parafundit personal.

Shkaku i moslëvizjes së njerëzve, në shatërvanin e Prizrenit bari ka filluar që të mbulojë rrugët e kalldrëmit në qytet.

Më poshtë disa fotografi të bëra nga Riza Çengaj dhe disa tjera që janë publikuar në rrjetet sociale së fundi.

Fotografia e Riza Qengaj

Fotografia e Riza Qengaj

Fotografia e Riza Qengaj