19-04-2024

Prizren: Shkollë muzike, në qendrën edukative për fëmijët ashkalinj

Rreth 600 mijë euro, do të investohen për ndërtimin e Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit” që do të ofrojë një kopsht fëmijësh dhe hapësirë për mësim për fëmijët e komunitetit ashkalinj, të cilët jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit.

 

Qendra do të jetë një lloj shkolle për mësim të përshpejtuar për ata, të cilët e kanë braktisur shkollën. Në kuadër të saj është një shkollë e muzikës dhe kopshti i fëmijëve.

Drejtori për Urbanizëm në Prizren, Fatmir Memaj dhe Moritz Kuhlmann, udhëheqës i qendrës së re, vunë gurthemelin, duke vlerësuar projektin si një rasti të jashtëzakonshëm, për fëmijët e komunitetit ashkalinj, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për t’u përfshirë në rrjedhat arsimore dhe të integrimeve me komunitetet tjera.

 

Realizmin e projektit e ndihmuan donatorë të jashtëm, ndërsa qendra pritet ta fillojë punën në shtator.

 

Qendra në Arbanë do të funksionojë në kuadër të gjimnazit “Loyola” të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.