Tre persona (kosovarë) janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të orës policore.
Rasti ka ndodhur në rrugën e Kuksit në Prizren, rreth orës 03:00.
Sipas policisë, të dyshuarit janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/