19-04-2024

Prizren: Shoqërohen në polici tre persona, s’respektuan orën policore

Tre persona (kosovarë)  janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të orës policore.

Rasti ka ndodhur në rrugën e Kuksit në Prizren, rreth orës 03:00.

Sipas policisë, të dyshuarit janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.