Prizren: Shtëpia ku kulmon arkitektura folklorike
Shtëpitë monumentale janë pa dyshim aset i rëndësishëm që Prizreni të marrë e të mbajë epitetin e më të bukurit vend në Kosovë. E në mesin e tyre shkëlqim të posaçëm jep shtëpia e Musa Efendi Shehzades.
Ka burime të ndryshme për kohën kur mund të jetë ndërtuar objekti. Ai i institucioneve shtetërore thotë se është ndërtim i fundit të shekullit XVIII, shkruan sot “Koha Ditore”. Në të tjera burime shënohet si ndërtim i shekullit XIX. U rinovua rrënjësisht një herë, në shekullin XIX.
Ndryshimet më të mëdha i pësoi në brendi. E ndryshime pati edhe në shekullin pasues. U rinovua në shekullin XXI, për t’u shndërruar në Muze Etnologjik, destinim që vazhdon ta ruajë dhe është e ardhmja e tij. Krahas kësaj, objekti që gjendet në rrugën e “Sarajit të Vjetër” ruan historinë e vet.
Vlerat e shumëfishta në eksterier e enterier
Vit tjetër ndërtimi prej atij që e jep Ministria e Kulturës në Databazën e vet elektronike ka shkruar Shpresa Siqeca, në librin e saj “Arkitektura folklorike e rajonit të Prizrenit në shekujt XVIII-XIX”.
Sipas saj, shtëpia është ndërtuar në vitin 1870. Ajo e cilësonte këtë si ndër shtëpitë më të vjetra dhe më të bukura të Prizrenit. Thotë edhe se “shtëpia ka rëndësi arkitektonike, historike dhe artistike” …
Komentet
You actually make it seem really easy along with your
presentation but I in finding this matter to be really
something that I feel I’d by no means understand. It kind of feels too complex and extremely large for me.
I’m looking ahead in your next put up, I’ll try to get the dangle of
it! Escape rooms
Hi, after reading this amazing piece of writing i am too glad to share
my familiarity here with friends.