Prizren: Skandaloze, drejtori i shkollës së mjekësisë anulon tenderin për ekskursion, pasi që i dështoi kurdisja (dokument)
Një rast i paprecedent deri më tash ka ndodhur sot në shkollën e mesme të mjekësisë Luciono Motoroni në Prizren, ku drejtori i saj anuloj tenderin për ekskuzion të maturanteve, pasi që tenderin nuk mund të ja jap kompanisë së tij të favorizuar, pasi që në garë kishte kompani me çmim dukshëm më të lirë se sa kompania e favorizuar e drejtorit të shkollës.
Në bazë të informatave të siguruara nga portali Front Online shihet kompania Sharr Travel që kishte ofruar ofertën prej 119 euro për maturantë në hotel Bonita Luxory sipas preferencës së shkollës, deri sa oferta e kompanisë tjetër më e lirë ka qenë 135 euro.
Në këtë garë kanë qenë edhe tre kompani tjerë që kanë ofertuar me çmim më të lartë deri në 150 euro. Madje si asnjëherë më parë vetëm që tenderin për maturantë të mos ia jap kompanisë Sharr Travel, drejtori i shkollës dhe një përfaqësues nga DKA siç shihet në dokumentet e siguruara ka tentuar që ndikimin e saj të ushtroj edhe të kompleksi turistik Bonita, duke kërkuar nga menaxhmenti që njërën prej dy kompanive tu heq ekskluzivitetin, por këta të fundit nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë. E të gjendur në situatë të tillë, komisioni ka anuluar tenderin, e ku me ketë veprim dyshohet se ka bere vepër penale.
Në vendimin e siguruar nga portali thuhet se dy anëtaret e komisionit për hapjen e ofertave Reshit Kushaj si përfaqësues i DKA-së dhe Mehdi Krasniqi si drejtor i shkollës shkuan në hotelin Bonita Luxory që kishte lëshuar konfirmimet për grupin e nxënëseve me ekskluzivitet për dy kompani.
“Ne kemi kërkuar që njërës prej kompanive ti hiqet e drejta e ekskluzivitetit, të mos ketë mbivendosje të rezervimeve, por nuk është arritur marrëveshje me hotelin”, thuhet në vendimin e siguruar nga portali.
Lexo edhe:
“Fenomeni” Vetëvendosje në rajonin e Shaqir Totajt dhe komunën e udhëhequr prej tij

Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se tashmë për këtë skandal kompanitë që kanë marrë pjesë në garë iu janë drejtuar edhe organeve të hetuesisë pasi që dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe detyrës zyrtare, pasi që kriter kryesor për dhënie të tenderi ka qenë kompania e përgjegjshme me çmimin më të lirë e që në këtë rast ka qenë oferta e kompanisë Sharr Travel.