26-04-2024

Prizren: Sot bëhet përurimi i librit “Ngjarjet e lavdisë”, të profesorit e gazetarit prizrenas, Qazim Morina

Sot, në ora 11:00, bëhet përurimi i librit “Ngjarjet e lavdisë”, të profesorit e gazetarit prizrenas, Qazim Morina.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Altera” në Prizren, ndërsa në të janë përfshirë disa nga ngjarjet më të lavdishme, gjatë periudhës 10-vjeçare, të viteve të 90-ta, në Komunën e Prizrenit.

Përurimi bëhet në librarinë “Altera”, ndërsa pos dashamirëve të librit, në ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.