14-05-2024

Prizren: Sot, përurohet busti i Heroit, Bashkim Suka, në lagjen “28 Nëntori (ish-Ortakoll)”

Sot, në lagjen “28 Nëntori (ish-Ortakoll”) të Prizrenit zbulohet busti i Heroit, Bashkim Suka, raporton Gazeta e Prizrenit.

Për përvjetorin e 16-të të shtetësisë, do të bëhet zbulimi i bustit të Heroit të kombit, Bashkim Suka.
Këtë e kanë njoftuar Shoqatat e Luftës së UÇK-së, në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familje të dëshmorëve, invalid, veteran të UÇK-së dhe ju qytetar të komunës së Prizrenit, OVL e UÇK dhe shoqatat e dalluar nga lufta e UÇK-së dega në Prizren ne patronatin e kryetarit te Prizrenit Shaqir Totaj për nder të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kemi paraparë disa aktivitete për ta kremtuar këtë datë historike për popullin tonë.
Agjenda si vijon
Me 17.02.2023 në ora 10:00 do të bëjmë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve ne Landovicë.
Me 17.02.2023 në ora 10:30 në lagjen “Ortakoll” ne Rrugën ‘Vesli Clark’ në Prizren do te zbulohet busti i Heroit Bashkim Suka.
Prandaj ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë por edhe më gjerë që të na bashkëngjiten në këto aktivitete. Urime!

Asnjë koment

Comments are closed.