27-07-2024

Prizrenasi u shkakton dhunë psikike babait, nënës e motrës – arratiset

Babai, nëna dhe motra e kanë raportuar në polici djalin/vëllain, pasi i njëjti dyshohet se duke mos respektuar urdhrat lëshuar nga Gjykata,  ka shkaktuar dhunë psikike në familje.

I dyshuari është përdorues i narkotikëve.

Ai është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Tre viktimat  një mashkull dhe dy femra kosovarë-e ( familjar babai, nëna dhe motra) kanë raportuar se djali i tyre përkatësisht vëllai  duke mos respektuar urdhrat lëshuar nga Gjykata,   ka shkaktuar dhunë  psikike në familje ( i dyshuari është përdorues i narkotikëve) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë./KK

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.