Prizren: Sulmohet fizikisht një femër, bëhet për spital
Një femër në Prizren është sulmuar fizikisht nga një person, i cili është arrestuar raporton Gazeta e Prizrenit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti nga PK:
“Prizren 23.01.2023-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh./FO