23-11-2024

Prizren: Tejkalon lejen e ndërtimit, Inspektorët ia ndalojnë punimet

Inspektorët komunal të Prizrenit kanë intervenuar duke i ndërprerë në një objekt banesor. Në njoftimin e komunës, thuhet se objekti në fjalë kishte leje për dy kate bodrum, katin përdhes dhe katër kate banim (2B+P+4), mirëpo i njejti nuk e ka respektuar këtë leje dhe ka vazhduar ndërtimin edhe për tri kate shtesë duke tejkaluar lejen ndërtimore.

“Komuna e Prizrenit, edhe njëherë i njofton të gjithë kompanitë ndërtimore, që nuk do të lejohet vazhdimi i punimeve pa leje”, thuhet në njoftim.

Deri tash sektori për inspektorate në Prizren, disa herë ka njoftuar për ndërprerje të punimeve në rastet kur mungonte leja përkatëse për ndërtim. Kështu është vepruar si në objekte të banimit individual ashtu edhe në ato kolektiv.

Vetëm një ditë më parë është intervenuar në pesë rastre të ndara për pezullimin e punimeve./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.