Një rast i tentimvrasjes së një personi ka ndodhur në Prizren.
Nga ajo që është raportuar rasti ngjan me skenat filmash, kur nga veturat qëllohet caku, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 20:00, në rrugën “William Voker”, 13.03.2020-20:15.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje”, thuhet në raportin e Policisë.
Nuk njoftohet për identitetin e viktimës.
Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net/