27-07-2024

Prizren: Theren me thikë dy persona të ‘Rent a Car Galaktika’, shkak qiradhënia e një veture

Një rast ka ndodhur mbrëmë në kompaninë ‘Rent a Car Galaktika’ në Prizren, ku dy persona janë therur me thikë, njëri prej të cilëve punëtor.

Sipas informacioneve të para, përleshja ka nisur si pasojë e një konflikti për qiradhënien e një veture, që eskaloi më pas në përdorimin e mjetit të mprehtë nga i dyshuari, raporton Gazeta Sinjali.

Ky i fundit, i cili ndodhet akoma në arrati dyshohet se ka goditur viktimat, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ikur.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se punëtori i kompanisë dhe miku i tij janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të plagëve serioze, teksa Policia është vënë në ndjekje të personave të dyshuar.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për t’i identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit e përfshirë në rast.

Sinjali ka kontaktuar kompaninë “Rent a Car Galaktika”, por personi që është përgjigjur në numrin e tyre kontaktues ka refuzuar të deklarohet lidhur me incidentin.

Asnjë koment

Comments are closed.