Prizren: Theret me thikë një person në bastore
Një person është plagosur rëndë nga goditjet me thikë, ndërsa i dyshuari i njohur për policinë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta. Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion se në spital ndodhet një person i plagosur rëndë.
Pas hetimeve fillestare kuptohet se një qytetar përderisa po punonte në një ambient bastesh është plagosur me thikë nga një i dyshuar, tanimë i njohur për policinë.
Referuar policisë, sherri ka plasur për çështje borxhesh. I plagosuri po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit ndërsa policia po e kërkon të dyshuarin i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, se ku ndodhi rasti.