08-04-2020

Tre persona nga Belgjika hyjnë ilegalisht përmes Shqipërisë në Prizren

Stacioni Policisë së Kosovës në Prizren, ka marrë informata nga qytetarët e fshatit Vërmicë të Prizrenit, se tre qytetarë kanë ardhur nga Belgjika dhe të njëjtit nuk janë në izolim.

Këtë për “Betimi në Drejtësi” e konfirmoi prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Besim Susuri.

Susuri tha se në fillim të dyshuarit kanë deklaruar se e kanë kaluar kufirin në mënyrë legale, mirëpo pas shikimit të kamerave, është vërtetuar se hyrja e tyre në Kosovë nga Shqipëria nuk është bërë në asnjë pikë kufitare ndërmjet dy shteteve.

Sipas Susurit, të njëjtit nga Belgjika kanë ateruar në aeroportin e Tiranës dhe hyrja e tyre në Kosovë nga Shqipëria është bërë në mënyrë ilegale, përmes rrugëve alternative.

Me qenë se të dyshuarit duhet patjetër të qëndrojnë në vetë izolim, ndaj tyre ende nuk është caktuar ndonjë masë tjetër e sigurisë, por vetëm detyrimi që atë ta respektojnë masën e vetë izolimit.

Asnjë koment

Comments are closed.