28-04-2024

Prizren: UPZ nderon pesë veteranë të arsimit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, nderoi me mirënjohje veteranët e arsimit, të cilët dhanë kontribut në këtë institucion, raporton Gazeta e Prizrenit.

Për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit të lartë janë u janë ndarë Mirënjohje: Prof. Rushit Rexhëbeqaj, Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, dhe Prof. Zahadin Shemsedini.

Rektori i UPZ-së, Mentor Alishani, ndër tjera vlerësoi kontributin e tyre:

“Kontributi i tyre në zhvillimin e arsimit të lartë në cilësi të mësimdhënësve të ish Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren mbetet i paharrueshëm. Andaj, në përmbylljen e këtij viti me shumë kënaqësi nderuam doajenët e arsimit të lartë të Prizrenit: Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, Prof. Rushit Rexhëbeqaj dhe Prof. Zahadin Shemsedini”, shkroi ai në Facebook./Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe;

A ka pësuar metamorfozë Shaqir Totaj?

Asnjë koment

Comments are closed.