Në Prevallë sot rufeja goditi pesë persona,
Si pasoj e kësaj, një grua 64-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Lajmin për portalin Gazeta e Prizrenit e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
” Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevall rrufeja ka goditur 5 persona.
Njëra nga viktimat, femer , 64 vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.”, tha ai./ Gazeta e Prizrenit