23-11-2024

Policia: Vetëm një rast është lajmëruar për ngacmimi seksual në Prizren

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, tha se deri më tash vetëm një rast i ngacmimit seksual është lajmëruar në polici.

“Vetëm një rast i kësaj natyre nga shtetas të huaj është lajmëruar në policia”, tha Berisha, për Koha Ditore.
Komuniteti i vajzave dhe i grave të Prizrenit ka shprehur shqetësimin se rastet e ngacmimeve seksuale në hapësira publike po shtohen. Ato kanë paralajmëruar protesta kundër kësaj dukurie.

Sipas aktivisteve nga grupi joformal i vajzave dhe grave “FEMaktiv” rasti i fundit i tentativës së përdhunimit të një gruaje ka ndodhur në rrugën e “Marashit” në Prizren. Ky rast sipas aktivisteve është tejet shqetësues, “veçanërisht marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti”.

Për këtë arsye, ato kanë paralajmëruar një protestë, që do të mbahet të dielën, për ta shprehur kundërshtimin ndaj kësaj dukurie dhe kërkesën që institucionet përgjegjëse t’i marrin masat e duhura për t’i parandaluar rastet e kësaj natyre.

“FEMaktiv” ka theksuar se në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësirat publike në Prizren, del se 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave.

Asnjë koment

Comments are closed.